Futbollisti korean fik telefonin, pas propozimeve të shumta për martesë

Futbollisti korean fik telefonin, pas propozimeve të shumta për martesë

18:28, 03/12/2022

I mjaftuan tre ndeshje dhe dy gola në Kupën e Botës që jeta e sulmuesit të Koresë së Jugut, Cho Gue-Sung të ndryshojë plotësisht. 

Sipas New York Times, lojtari eshtë detyruar të fikë edhe telefonin celular pasi gjatë kësaj jave ka marrë shumë kërkesa për martesë.

Në rrjetet sociale ai është bërë një fenomen pasi nga 20 mijë ndjekës ka kaluar në 2 milionë dhe kjo famë vjen tërësisht e papritur për të. 

Objektivi i vetëm për momentin është ndeshja e fazës tjetër me 5 herë kampionët e botës, Brazilin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco