4 ndeshje në ditë? Po, mund të shkohet, Katari është i vogël, sa Kosova

4 ndeshje në ditë? Po, mund të shkohet, Katari është i vogël, sa Kosova

15:41, 29/11/2022

Nuk ka ndodhur kurrë që Kupa e Botës të zhvillohet vetëm në një vend të vogël, siç bëri vaki sivjet, me Qatar 2022. Shteti nikoqir i ngjarjes më të madhe të futbollit në botë, ka vetëm 11 mijë e 581 kilometra katrorë. Vec 700 kilometra më shumë se Kosova. Katari nuk ka as popullsi shumë më tepër se Kosova. Në vendin arab të Gjirit Persik jetojnë 2,8 milionë banorë. Në shtetin më të ri të Evropës, 1 milion më pak.

Me këto karakteristika gjeografike, Kupa e Botës 2002 është më kompaktja ndonjëherë në historinë 92 vjecare të këtij turneu. Teorikisht, duke marrë për bazë territorin e ngushtë, është e mundur që dikush t’i shikojë 4 ndeshje, live në stadium, brenda një dite.

Se kjo është e arritshme, e konfirmoi gazetarja e AP-së për Lindjen e Mesme, Isabel Debre.

Ajo ndoqi direkt të gjitha ndeshjet që u luajtën të hënën. E nisi më takimin Kamerun-Serbi që u luajt në stadiumin “Al Janoub”, për ku udhëtoi fillimisht me metro, nga qendra e kryeqytetit Doha, e pastaj pak iu desh ta shfrytëzojë edhe autobusin. Nga këtu shkoi, me taksi, te loja Ganë- Kore Jugore, në fushën e njohur si “Edication City Stadium”. Sikur të parën, edhe këtë ndeshje e la pak para kohe, për ta zënë duelin e tretë, atë mes Brazilit dhe Zvicrës, në arenën e njohur si “974”. Drejt saj fillimisht eci një copë të mirë rruge këmbë, e pastaj i hipi metrosë. DeBre shfrytëzoi trenat e nëntokës për të ikur nga këtu e për të mbërritur në ndeshjen e katërtë, Uruguaj-Portugali, që u luajt në “Lusail Stadium”.

Ajo e pranoi se ky test i mori shumë energji.

“Nuk më besohet që po e them këtë, por ia dola. Shkova në katër ndeshje gjatë një dite. Sinqerisht, jam e dërmuar…”, tha Debre, kur doli nga Lusail Stadium, përcjellë Klankosova.tv. “…Mendoj se në të ardhmen do ta shikoj vetëm një ndeshje në ditë”.

Ndeshja e parë është luajtur në orën 11, sipas kohës lokale në Kosovë. E dyta në 14, e treta në 17 dhe e katërta në 20. Pra, nga nisja e një loje deri te tjetra, kanë kaluar vetëm 3 orë.

Për 64 ndeshjet e Qatar 2022 janë ndërtuar 8 stadiume të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco