Hidhet shorti për Kosovën A

Hidhet shorti për Kosovën A

13:23, 19/08/2021

Më 20 gusht (nesër) në Gjermani do të hidhet shorti për rrethin e parë parakualifikues të FIBA Eurobasket 2025, ku do të mësohen edhe kundërshtarët e Kosovës A në konkurrencën e meshkujve.

Në short do të jetë i pranishëm Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova. Shorti do të hidhet nga ora 11:45, ku Dardanët do të mësojnë kundërshtarët me të cilët do të ballafaqohet.

Pas hedhjes së shortit do të bëhen të ditura edhe datat se kur do të luan Kosova A te meshkujt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco