VIDEO/ Chelsea organizon stërvitje me dyer të hapura, tifozi fyen Timo Werner

VIDEO/ Chelsea organizon stërvitje me dyer të hapura, tifozi fyen Timo Werner

12:22, 19/08/2021

Aventura e Timo Werner tek Chelsea nuk po shkon ashtu siç duhet. Gjermani ka marrë kritika të vazhdueshme dhe në stërvitjen e djeshme të Blueve të zhvilluar me dyer të hapura u përball me një situatë të sikletshme, ku njëri prej tifozëve e tha qartë përmes altoparlantit se Werner duhet të "dëbohet" nga klubi.

Trajneri Thomas Tuchel vendosi të organizojë një seancë stërvitore para tifozëve në Stamford Bridge në mënyrë që lojtarët të ndiejnë mbështetjen e lojtarit të 12-të. Mirëpo ideja e teknikut gjerman nuk rezultoi të ishte dhe aq e mirë, të paktën në rastin e sulmuesit gjerman.

Chelsea vendosi t'u bëjë tifozëve disa pyetje duke lidhur mikrofonin përmes një altoparlanti, në mënyrë që lojtarët të dëgjojnë komentet, por në vend të mbështetjes, një nga tifozët e pranishëm përdori altoparlantin për të fyer Werner.

I pyetur në lidhje me shanset e “Bluve të Londrës” për të fituar kampionatin në sezonin e ri, ai tha:

"Ne kemi shumë shanse ta fitojmë, por dëboni Werner nga klubi," tha tifozi me zë të lartë.

Kur tifozët e tjerë të Chelsea dëgjuan fjalët e thëna, menjëherë e tallën dhe një grua, padyshim e pakënaqur me atë që dëgjoi, i bëri thirrje tifozit të ndiqte këshillat e dhëna pwr lojtarin e Chelsea-t dhe të largohej nga stadiumi.

Ndërsa një tjetër i kërkoi klubit që tifozit t’i ndalohej të hynte në Stamford Bridge.

Kujtojmë, Werner mbërriti tek Chelsea nga radhët e Leipzig për 53 milionë euro. Ai luajti 52 ndeshje në sezonin 2020/2021 dhe shënoi 12 gola dhe dha 15 asiste. Në 35 ndeshje të zhvilluara në Premier League,  Werner shënoi vetëm gjashtë gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco