‘Një prej tre sulmuesve më të mirë në botë’/Werner entuziast për ardhjen e Lukakut

‘Një prej tre sulmuesve më të mirë në botë’/Werner entuziast për ardhjen e Lukakut

10:59, 12/08/2021

Transferimi i Romelu Lukakut në Londër ka gëzuar dhe shokët e skuadrës.

Timo Werner duket se nuk e ka frikën e konkurrencës dhe ardhja e Lukakut te Çelsi e ka gëzuar sulmuesin gjerman.

Në një intervistë për “Sky Sports”, Werner vlerësoi shokun e skuadrës, duke e quajtur si një nga sulmuesit më të mirë në botë.

“Ai është ndoshta një prej tre sulmuesve më të mirë në botë për momentin, nuk ka dyshime për këtë”, tha sulmuesi gjerman për “Sky Sports”.

“Nuk mendoj se duhet të themi shumë gjëra për atë. Lukaku është një sulmues i klasit botëror, prej të cilit do të përfitonte çdo skuadër. Te Leipzig më ka ndihmuar gjithnjë që të kem një sulmues të madh përkrah meje.

Mendoj se është diçka pozitive, sepse unë nuk jam shtatlartë dhe kur luan i vetëm në sulm, ti gjithnjë je në vëmendjen e një prej dy mbrojtësve.

Është pozitive të kesh një armë të re në lojën tonë kur e di që nëse luan topin e gjatë, ai do ta mbajë atje dhe pastaj të fusë në lojë lojtarët e shpejtë. Mendoj se kjo është pozitive për çdo skuadër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco