Chelsea - Villarreal/ Nuk mjaftojnë 90 minuta për fituesin, finalja shkon në shtesë!

Chelsea - Villarreal/ Nuk mjaftojnë 90 minuta për fituesin, finalja shkon në shtesë!

22:57, 11/08/2021

90 minuta nuk mjaftojnë për të shpallur fituesin e Superkupës së Europës.

Chelsa dhe Villarreal janë ndalur në barazim 1-1 në finalen që luhet në në “Windsor Park” në Belfast (Irlanda Veriore).

Goli i avantazhit për “Blutë e Londrës” u shënua në minutën e 27’ nga Hakim Ziyech. Futbollisti 28 vjeçar shkundi rrjetën duke finalizuar aksionin e bukur të anglezëve. Për fat të keq Hakimit iu desh të linte fushën në minutën e 42-të për shkak të një dëmtimi teksa vendin e tij e zuri Cristian Pulisic.

Por në fraksionin e dytë të lojës, spanjollët ishin më kërkuese. Direktivat e Unai Emeri funksionuan dhe pas shumë rastesh “Nëndetësja” arrin të realizojë me anë të Morenos në minutën e 67’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco