Zyrtare/ Vllaznia gjen pasardhësin e Markut, kuqeblutë firmosin me mesfushorin boshnjak

Zyrtare/ Vllaznia gjen pasardhësin e Markut, kuqeblutë firmosin me mesfushorin boshnjak

22:10, 11/08/2021

Klubi i Vllaznisë ka bërë një tjetër përforcim në merkato. Shkodranët kanë firmos me mesfushorin boshnjak Elvedin Heriç.

Futbollisti i lindur në Gjermani ka firmosur për dy sezone me kuqeblutë dhe shihet nga drejtuesit si zëvendësuesi ideal i Herald Markut, i cili nënshkroi pak kohë më parë me Partizanin.

Sezonin e kaluar, Heric ka luajtur për ekipin SV Kapfenberg në ligën e dytë austriake.

Njoftimi i Vllaznisë:

KF Vllaznia ben te ditur se pasditen e sotme ka firmosur me futbollistin Elvedin Heriç. Mesfushori 24 vjeçar do te jete pjese e ekipit tone per dy sezonet e ardhshme.

Mire se erdhe Elvedin Heriç!

Welcome Elvedin Heriç!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco