Superkupa e Europës/ Chelsea fiton pjesën e parë ndaj Villarreal, vendos goli i Ziyech

Superkupa e Europës/ Chelsea fiton pjesën e parë ndaj Villarreal, vendos goli i Ziyech

21:52, 11/08/2021

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Superkupës së Europës mes Chelsea-t dhe Villarreal

“Blutë e Londrës” po fitojnë me rezultatin 1-0 ndaj spanjollëve, duke hedhur një hap të madh drejt fitimit të trofeut, shkruan SYRI.net.

Goli i avantazhit u shënua në minutën e 27’ nga Hakim Ziyech. Futbollisti 28 vjeçar shkundi rrjetën duke finalizuar aksionin e bukur të anglezëve. Për fat të keq Hakimit iu desh të linte fushën në minutën e 42-të për shkak të një dëmtimi teksa vendin e tij e zuri Cristian Pulisic.

Të presim fraksionin e dytë e cila do të jetë vendimtare për fatet e takimit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco