Dzeko kryen testet mjeksore te Interi, mungon vetëm zyrtarizimi

Dzeko kryen testet mjeksore te Interi, mungon vetëm zyrtarizimi

19:59, 11/08/2021 Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko do të jetë lojtari më i ri i Interit.

Dzeko ka arritur gjatë së mërkurës në Milano ku raportohet se ka kryer edhe testet mjeksore, ndërsa më pas do të nënshkruajë kontratën me “Nerazzurët”.

35-vjeçari ka mbërritur në qytetin italian me aeroplan privat në mëngjesin e së mërkurës, ndërsa pritet të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare e cila kap vlerën e 5.5 milionë eurove.

Sipas mediave italiane, sulmuesi boshnjak te Roma do të zëvendësohet nga Tammy Abraham i cili do të transferohet nga Chelsea.

Ndërsa Dzeko do të jetë zëvendësues i Romelu Lukakut i cili kompletoi transferimin e tij te skuadra londineze.

Sulmuesi nga Bosnja dhe Harcegovina është pjesë e “Giallorosëve” që nga vitit 2016 kur u transferua nga Manchester City.

Gjatë kësaj periudhe me klubin ai ka shënuar 77 gola në 168 paraqitje garuese për ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco