Shaqiri gjithmonë e më afër Ligue 1, zbulohet oferta e Lyon

Shaqiri gjithmonë e më afër Ligue 1, zbulohet oferta e Lyon

19:49, 11/08/2021

Xherdan Shaqiri më shumë gjasë do të largohet nga Liverpooli në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi shqiptar kishte kaluar te Liverpooli në vitin 2018 nga Stoke City, ku pastaj arriti të fitojë titullin e kampionit dhe Ligën e Kampionëve.

Pas tri vitesh nën drejtimin e Jurgen Klopp, duke se ndarja mes palëve është më afër se kurrë.

Klubi francez Lyon ka bërë ofertë zyrtare sipas gazetari Ginaluca Di Marzio, duke ofruar 6 milionë euro për shërbimet e Shaqirit.

Në anën tjetër Liverpooli kërkon 8 milionë euro që ta lërë të lirë anësori.

Duket që të dyja palët do të bëjnë lëshime që marrëveshja të arrihet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco