Dzeko kalon me sukses vizitat mjekësore, mungon vetëm firma me Interin

Dzeko kalon me sukses vizitat mjekësore, mungon vetëm firma me Interin

17:53, 11/08/2021

Edin Dzeko mbërriti në aeroportin Linate të Milanos rreth orës 11:50 të mëngjesit, pas së cilës iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore pasdite dhe do të nënshkruajë zyrtarisht një kontratë me kampionët aktualë të Italisë, Inter.

Sulmuesi boshnjak mbërriti me aeroplan privat në shoqërinë e gruas së tij Amra dhe agjentit Alessandro Lucci, dhe më pas iu nënshtrua testeve mjekësore në dy seanca.

Pjesa e parë e ekzaminimit u krye me sukses në spitalin e specializuar "Humanitas Research Hospital", dhe e dyta në mjediset e Komitetit Olimpik Italian (CONI).

Pas kësaj, Dzeko vizitojë qendrën e klubit në Appiano Gentile, ku takoi shokët e rinj të skuadrës dhe trajnerin Simone Inzaghi.

Dzeko shkon tek Inter si zëvendësues i Romelu Lukaku, i cili do të transferohet te Chelsea për 115 milionë euro, dhe lojtari i boshnjak do të firmos një kontratë dyvjeçare me vlerë 5.5 milionë euro në sezon plus bonuse.

Roma do të përfitojë nga shitja e Dzekos një shumë simbolike prej 1.8 milionë eurosh, por të gjitha detajet e transferimit do të dihen më vonë.

Dzeko ka luajtur për Romën që prej vitit 2015, dhe për klubin romak ai shënoi 121 gola në 260 ndeshje, gjë që e vendos atë në vendin e tretë të golashënuesve më të mirë të verdhekuqëve në histori.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco