FOTO + VIDEO/ Rreth 150,000 fanella të Messit shiten në kohë rekord, ja shuma e madhe që ka fituar PSG

FOTO + VIDEO/ Rreth 150,000 fanella të Messit shiten në kohë rekord, ja shuma e madhe që ka fituar PSG

16:43, 11/08/2021

Lionel Messi nënshkroi me PSG të martën dhe deri në 150,000 fanella me emrin e tij dhe numrin 30 mbi shpinë u shitën në kohë rekord.

Në dyqanin e PSG në internet, shitja e fanellave nisi në orën 23:00 në mbrëmje, dhe në orën 23:07 të gjitha fanellat ishin shitur.

Pra, nuk është për t'u habitur që tifozët e PSG-së ishin para dyqanit të klubit këtë mëngjes herët, duke krijuar një radhë të madhe me dëshirën e vetme për të blerë një bluzë të Messit. Vetëm disa fatlumë arritën të siguronin një fanellë duke pasur parasysh se u “zhdukën” brenda gjysmë ore nga dyqani.

Klubi parisien u përpoq të printojnë sa më shumë fanella dhe të punojnë jashtë orarit, në mënyrë që çdo tifoz të ketë mundësi të blejë një fanellë me stemën e PSG -së dhe mbishkrimin "Messi" në anën e pasme.

Pronari i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi tha në prezantimin zyrtar të Messit këtë mëngjes se "PSG ka fituar një pjesë të madhe të parave që ka investuar" dhe se "ai vetë nuk mund ta besojë shumën që i është treguar në fan shop".

Me një llogaritje të thjeshtë, shitja e 150,000 fanellave për 108 dollarë tashmë ka derdhur 16,2 milionë euro në arkën e klubit. Sigurisht, e gjithë shuma nuk shkon për PSG, por ndahet me Nike dhe, me siguri, Messin.

Pas 21 vitesh në Barcelonë, Messi zyrtarisht nënshkroi një kontratë dyvjeçare me PSG dje, në të cilën do të luajë për dy vitet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco