Uta Ibrahimi fiton medalje të artë për ngjitjen në 7,134 metra lartësi

Uta Ibrahimi fiton medalje të artë për ngjitjen në 7,134 metra lartësi

16:23, 11/08/2021

Alpinistja Uta Ibrahimi ka fituar medaljen e artë në Kirgistan për ngjitjen në Majën Lenin e cila është 7,134 metra e lartë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ibrahimi përmes një postimi në Facebook.

“Kosova merr edhe një medalje të Artë, për herë të parë, por këtë herë në Kirgistan, për ngjitjen në Majën Lenin me 7134 metra … e faqet e mia, njifar ngrimje e djegje të vogël. Paramendojeni në secilën ngjitje me marr kaj medalje, mu kish thy qafa”.

Përndryshe, Ibrahimi në muajin prill ishte ngjitur në majën Annapurna me lartësi 8091m, e cila është ndër majat më të rrezikshme për ngjitje në Himalaje, Nepal

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco