Ekspedita e Prishtinës mbërrin në Norvegji para përballjes me Bodo/Glimt

Ekspedita e Prishtinës mbërrin në Norvegji para përballjes me Bodo/Glimt

16:14, 11/08/2021

Ekspedita e kampionit të Kosovës, Prishtinës ka mbërritur në shtetin e Norvegjisë para përballjes ndaj Bodo/Glimt në kuadër të Ligës së Konferencës.

Prishtina do të luajë ndeshjen kthyese të raundit të tretë të Ligës së Konferencës ndaj kampionëve norvegjez, Bodo/Glimt.

Ky takim është paraparë të zhvillohet nesër (e enjte) me fillim nga ora 18:00 në stadiumin ‘Aspmyra’.

Megjithatë, kampionët e Kosovës tashmë kanë arritur në qytetin norvegjez një ditë para ndeshjes.

Është vet faqja zyrtare e Prishtinës në Facebook që ka njoftuar arritjen e ekspeditës së kampionëve të Kosovës në Norvegji.

“Ekspedita e FC Prishtina sapo ka mbërritur në Bodø,Norvegji”, shkruan në faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.

Ndryshe, ndeshja e parë në kryeqytetin e Kosovës ka përfunduar me fitoren e Prishtinës me rezultat 2-1. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco