FOTO/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Tiranës

FOTO/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Tiranës

15:32, 11/08/2021

Lajm i trishtë për klubin e Tiranës dhe për futbollin shqiptar. Ka ndërruar jetë ish-futbollisti Remzi Bulku.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi bardheblu me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook”, ku shkruajnë se i bashkohen dhimbjes së familjarëve duke i shprehur nderimet ish-lojtarit të Tiranës në vitet 1950.

“Klubi i Futbollit Tirana shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Remzi Bulku. Klubi i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe shpreh nderimet për figurën e tij, i cili dha një kontribut të madh për sportin. Prehu në paqe Remzi Bulku!”, shkruhet në ngushëllimin e klubit bardheblu.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco