Kush ndikoi në zgjedhjen e Messit dhe biseda me Neymar...

Kush ndikoi në zgjedhjen e Messit dhe biseda me Neymar...

13:06, 11/08/2021

Lionel Mesi prezantohet tek skuadra e PSG-së. 6 herë fituesi i “Topit të Artë” prezantohet përpara mediave në sallën e konferencës për shtyp në stadiumin “Parc des Princes”. 

Ylli argjentinas foli për tema të shumta duke treguar se i erdhi keq që u largua nga Barcelona, por edhe për entuziazmin që pret të shohë me shokët e rinj si Neymar dhe Mbappe.

Messi e shikon PSG-në si një mundësi për të arritur qëllimet, por edhe një eksperiencë ndryshe nga ajo e mëparshmja.

Sulmuesi ndër të tjera tregoi se ndikim të madh në transferimin në klubin francez kanë pasur Neymar dhe Mbappe.

Neymar dhe Mbappe? Po, natyrisht, unë tashmë njoh njerëz këtu. Në këtë ekip ka lojtarë të mëdhenj, mezi pres të stërvitem dhe të luaj. Sepse do të luaj me më të mirët, diçka e bukur për të jetuar. Kur shikoj skuadrën, shoh shumë mundësi për të arritur qëllimet. PSG dhe unë po kërkojmë të njëjtën gjë. Tani që jemi ribashkuar, shpresoj se do të jemi më të fortë për të arritur atje. Neymar, Di Maria, Paredes: Kam pasur kontakte me disa lojtarë. Ky ishte ndikimi më i madh”, u shpreh Messi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco