A ka probleme PSG me ‘Fair Play Financiar’? Presidenti Al Khelaifi tregon situatën e klubit

A ka probleme PSG me ‘Fair Play Financiar’? Presidenti Al Khelaifi tregon situatën e klubit

12:41, 11/08/2021

Pyetja e madhe prej disa ditësh është se si ka mundësi që Barcelona nuk arriti të rinovonte kontratën me Lionel Messin.

Argjentinasi nënshkroi kontratë dyvjeçare me PSG-në, me opsion për një tjetër, teksa do fitojë 35 milionë euro për sezon.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, ka bërë të ditur se nuk kanë probleme me rregullat financiare.

“Ne ndjekim rregullat financiare që nga dita e parë. Para se të bëjmë ndonjë gjë, skuadra e financave shikon mundësitë. Kemi kapacitetin për Messin për ‘Fair Play Financiar; dhe gjithmonë do ndjekim rregullat.

Shpresoj që Messi të mos kërkojë rritje të pagës”, tha në formë shakaje duke qeshur.

Ndërkohë, raporti i “Marca” zbuloi se PSG shpenzon 280 milionë euro për pagat e lojtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco