Zyrtare/ Kukësi nuk ndalet në merkato, firmos me mesfushorin 26 vjeçarin

Zyrtare/ Kukësi nuk ndalet në merkato, firmos me mesfushorin 26 vjeçarin

15:17, 08/08/2021

Kukësi nuk ndalet në merkato! Verilindorët kanë zyrtarizuar një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin, Jurgen Dushkaj, i cili ka firmosur ditën e sotme një kontratë 2-vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës së Longos.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kuksian nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Përveç eksperiencës në kampionatin shqiptar me Adën, Luftëtarin dhe Bylisin, mesfushori 26-vjeçar në të kaluarën është aktivizuar edhe në futbollin rumun me Dacia Unrean dhe Voluntarin.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Zyrtare! Jurgen Dushkaj është futbollist i Kukësit

Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Jurgen Dushkaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 26-vjeçar ka firmosur diten e sotme me klubin një kontratë dy vjeçare duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Dushkaj vjen te Kukësi pas një eksperience në kampionatin shqiptar. Mesfushori i majtë ka luajtur me ekipe si Luftëtari, Bylisi, Dacia Unrea e Voluntari.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Dushkaj me fanellen e ekipit tone. Mirësevjen Jurgen

Skeda e Lojtarit:

Emri: Jurgen Dushkaj

Mosha: 26 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.83 m

Pozicioni: Mesfushor

Klubet e meparshme: Ada, Dacia, Voluntari, Luftëtari, Bylis

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco