Aguero i lë vendin Rei Manajt, trajneri i Barçës surprizon sulmuesin shqiptar për ndeshjen ndaj Juventus

Aguero i lë vendin Rei Manajt, trajneri i Barçës surprizon sulmuesin shqiptar për ndeshjen ndaj Juventus

14:21, 08/08/2021

Rei Manaj u la jashtë listës së lojtarëve që u grumbulluan për ndeshjen e sotme të Barcelonës kundër Juventusit. Kjo u pa si një lëvizje që tregonte largimin e sulmuesit shqiptar. Por e papritura ka ndodhur. Aguero është dëmtuar menjëherë dhe është larguar nga lista e futbollistëve të thirrur nga katalanasit.

Vendin e tij e ka marrë Rei Manaj që mund të ketë disa minuta në dizpozicion në pjesën e dytë. Nga ana tjetër Barcelona nuk merr sigurinë e duhur nga Aguero që edhe në sezonin që lamë pas u ndoq nga dëmtimet e shumta, ndërsa te spanjollët ka probleme pa debutuar ende.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco