Media angleze e bën të kryer, Tottenham arrin akordin me Inter për Lautaro Martinez

Media angleze e bën të kryer, Tottenham arrin akordin me Inter për Lautaro Martinez

14:00, 08/08/2021

Teka është çështje orësh për të parë  Romelu Lukaku me  fanellën e Chelsea në këmbim të 115 milionë, një tjetër bombë në merkato shpërthen në Angli dhe këtë herë është për sulmuesin tjetër të Interit, Lautaro Martinez .

Sipas Times, e cila sigurisht nuk është një tabloid, sulmuesi argjentinas do të luajë vitin e ardhshëm për Tottenham : marrëveshja me Interin është arritur për 70 milionë euro cash dhe 20 të tjera në formë bonusesh.

Me shumë mundësi tifozët e Inter nuk do e kapërdijnë dot edhe largimin e Lautaro, teksa Lukaku nesër zhvillon vizitat mjekësore me Chelsea.

Për t'u përcaktuar është nëse Martinez do të luajë si zëvendësues apo së bashku me Harry Kane: mos harroni se kapiteni i ekipit kombëtar të Anglisë kërkohet nga Manchester City.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco