'Kontrata ime nuk ka qenë kurrë problem, pranova të ul pagën 50%'

'Kontrata ime nuk ka qenë kurrë problem, pranova të ul pagën 50%'

12:51, 08/08/2021

Ka ardhur dita që asnjë tifoz i Barcelonës nuk do të donte të jetonte. Lionel Messi zyrtarisht do t’i thotë lamtumirë fanellës së blaugranëve pas 20 viteve.

Pak çaste më parë, Mesi ka dalë në një konferencë për shtyp ku u foli për tema të ndryshme, por edhe për mos-arritjen e marrëveshjes.

A mund të na tregoni se çfarë ndodhi pas zgjedhjes së Presidentit Laporta ?

"Ne dolëm për të ngrënë së bashku dhe pas asaj darke isha mjaft i bindur se do të gjenim një zgjidhje, se mund të qëndroja në Barcelonë. Kontrata ime nuk ishte kurrë problem."

Çfarë doni t'i thoni Javier Tebas, president i LaLiga ?

"Nuk e di, thjesht e di që nuk kam qenë në gjendje të qëndroj te Barcelona për shkak të borxhit të klubit dhe çështjes së LaLiga. Tebasit nuk i kam thënë asgjë dhe sot nuk kam se çfarë t’i them. U takuam shumë herë dhe u përshëndetëm ngrohtësisht. Nuk kam asnjë problem me të."

A kishte ndonjë shans të qëndronit tek Barcelona nëse ulnit pagën?

"Unë e kisha ulur pagën time me 50%, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Kam lexuar që Barcelona do të më kërkonte të më pakësonte pagën me 30%të tjerë, por kjo nuk është e vërteta. Ka shumë gjëra që thuhen që për fat të keq nuk janë të vërteta. "

Dëshironi t'i thoni lamtumirë Barcelonës brenda mureve të Camp Nou ?

"Sigurisht që po, do të më pëlqente ta bëja tani. Do të bëja gjithçka për këta njerëz, do të doja të merrja duartrokitjet e tifozëve në Camp Nou."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco