Fituan medalje ari në Tokio, presidenti Meta nderim special për dy xhudistet 'Dardane'

Fituan medalje ari në Tokio, presidenti Meta nderim special për dy xhudistet 'Dardane'

11:35, 08/08/2021

Ditën e nesërme, Presidenti Ilir Meta do të takojë dy xhudistet e Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, si dhe trajnerin Driton Kuka, të cilëve do t’iu akordojë titullin “Nderi i Kombit”. 

Suksesi i jashtëzakonshëm në Olimpiadën e Tokios, ku si Distria ashtu dhe Nora fituan medalje ari, ka bërë që presidenti i Shqipërisë t'iu akordoi këtë titull të veçantë xhudisteve kosovare.

Lajmin për ceremoninë speciale të organizuar nga presidenti Meta, e bëri të ditur kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili do të jetë pjesë e kësaj ceremonie në presidencën në Tiranë. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco