Messi gjithnjë e më pranë PSG, e konfirmon edhe Laporta

Messi gjithnjë e më pranë PSG, e konfirmon edhe Laporta

11:07, 08/08/2021

Mungon vetëm zyrtarizimi. Lionel Messi do t’i bashkohet Paris Saint Germain në Francë. Edhe pse mungojnë disa detaje në kontratën e “Pleshtit”, i cili do të fitojë tek PSG midis 35 dhe 40 milion në vit (2 vite kontratë), marrëveshja thuajse është mbyllur, siç konfirmoi vonë në mbrëmje, Joan Laporta , i cili pranoi se bëri gjithçka për të mbajtur argjentinasin, por ai do të nënshkruajë me francezët.

Ndërkohë, Leo do të thyejë heshtjen ditën e sotme (ora 12:00) dhe do të paraqitet në konferencën për shtyp për të përshëndetur tifozët e Barcelonës për herë të fundit. Në mbrëmje, argjentinasi u tha lamtumirë miqve të tij më të ngushtë, me Pique, Jordi Alba, Aguero dhe Busquets të cilët darkuan në shtëpinë e “Pleshtit”. Të martën, ose më së shumti të mërkurën, duhet të bëhet prezantimi i argjentinasit, i cili do të paraqitet me bujë të madhe si Neymar, në Kullën Eifel.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco