Tuhel bën lëvizjen e papritur, Armando Broja përfundon në Superkupën e Europës

Tuhel bën lëvizjen e papritur, Armando Broja përfundon në Superkupën e Europës

10:41, 08/08/2021

Armando Broja pak nga pak po fiton besimin e plotë të trajnerit Tuhel. Së fundmi në mediat në Angli dhe Itali është përfolur për një transferim në formën e huazimit në Serie-A, por ekziston mundësia që 19-vjeçari të mbetet pjesë e kampionëve të Europës.

Klubi londinez ka publikuar listën e lojtarëve që janë thirrur nga trajneri Tuhel për finalen e rëndësishme të Superkupës së Europës ndaj Vijarelait, fituesit të Ligës së Europës, që do të luhet në 11 gusht.

Pakkush e priste, por Armando Broja gjendet në të. Përveç shqiptarit, në listë ndodhen edhe vetëm 2 futbollistë të tjerë të rinj, bëhet fjalë për Tino Anjorin dhe Ethan Ampadu.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco