Messi organizon darkën e ‘lamtumirës’ me shokët e tij në Barcelonë

Messi organizon darkën e ‘lamtumirës’ me shokët e tij në Barcelonë

10:15, 08/08/2021

Është fundi. I mbërritur në Katalonjë rreth 21 vite më parë, Lionel Messi nuk është larguar kurrë nga Barcelona. Argjentinasi ka shkruar historinë e Barçës, e tani i duhet të largohet për të provuar një sfidë të re jashtë klubit ku u rrit si lojtar. “Pleshti” pritet të firmosë me PSG në Francë.

Për këtë lamtumirë të papritur, Messi organizoi një darkë në shtëpinë e tij, detajet e së cilës zbulohen nga shtypi katalanas.

Mësojmë se kishte njerëz të shumtë. Kështu, Sergio Busquets dhe Jordi Alba e kaluan mbrëmjen me ish-shokët e tyre të skuadrës, ashtu si Gerard Pique, i pranishëm me partneren e tij Shakira. Komentatori i famshëm spanjoll Ibai Llanos, me të cilin Messi ka krijuar një miqësi ndër vite, ishte gjithashtu prezent, siç ishte Kun Aguero dhe vëllai i këtij të fundit.

Ai i shpjegoi arsyet e mos rinovimit të kontratës

Siç shpjegon “Sport”, ndoshta do të ketë më shumë festa lamtumire brenda pak javësh, por këtë herë, argjentinasi kishte mbi të gjitha dëshirë të rrethohej nga miqtë e tij më të ngushtë, dhe njerëz që ai i njeh prej vitesh tashmë. Në fotot e ndryshme që mund të shiheshin në rrjetet sociale, parisieni i ardhshëm pavarësisht mërzitjes për largimin e detyruar nga klubi ku kaloi pothuajse të gjithë karrierën si futbollist, nuk i mungonte buzëqeshja (jeta vazhdon).

Gjatë kësaj darke në shtëpinë e tij në Castelldefels, Lionel Messi gjithashtu donte t'u shpjegonte miqve që ishin prezent situatën dhe arsyen e mos rinovimit të kontratë,  gjë që ai do ta bëjë në publik pak orë më vonë.

Image

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco