Morenos i quhet goli me dorë, Mourinho i zemëruar futet në fushë por ndëshkohet me karton të kuq së bashku me 3 lojtarë

Morenos i quhet goli me dorë, Mourinho i zemëruar futet në fushë por ndëshkohet me karton të kuq së bashku me 3 lojtarë

09:35, 08/08/2021

Roma humbi në ndeshje miqësore kundër Betis me rezultatin 5: 2. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Benito Villamarin” mbizotëroi nervozizmi tek skuadra italiane, e cila u ndëshkua me 3 karton të kuq, madje edhe trajneri i tyre Jose Mourinho u përjashtua.

Pas një goli me dorë të Morenos në minutën e 58 -të, që kaloi në epërsi Betisin 3: 2, pati një kaos të vërtetë në fushë.

Pellegrini mori karton të dytë të verdhë për shkak të protestave, dhe më pas u ndëshkua Mourinho, i cili i zemëruar vrapoi në drejtim të fushës, pasi kishte shumë për t’i thënë gjyqtarit Jorge Figueroa Vazquez dhe për këtë arsye u përjashtua.

Gjashtë minuta më vonë, për shkak të kartonit të dytë të verdhë, Mancini duhej të shkonte në dhomat e zhveshjes më herët, dhe në minutën e 78 -të, Karsdrop u ndëshkua me karton të kuq direkt, duke lënë skuadrën e Romës me 8 lojtraë. Nga kjo përfituan vendasit të cilët gjetën edhe dy herë rrjetën për të vulosur suksesin 5-2 në këtë miqësore ku rezultati kaloi në plan të dytë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco