Haland i pamëshirshëm, e nis sezonin e ri me hat-trick dhe polemika

Haland i pamëshirshëm, e nis sezonin e ri me hat-trick dhe polemika

09:12, 08/08/2021

Erling Haland e ka nisur në mënyrë mjaft të mirë sezonin e ri në Gjermani.Sulmuesi norvegjez i Borusia Dortmund, në ndeshjen e parë zyrtare për edicionin e ri, ka përfunduar duke marrë topin me vete në shtëpi si kujtim pasi shënoi të tre golat e duelit.

Në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë ndaj Vehen, Borusia Dortmund u kualifikua në turin tjetër falë tre golave të norvegjezit, i cili shënoi dy herë në pjesën e parë dhe një gol të tretë në të dytën, duke përfituar nga çdo gabim i prapavijës kundërshtare.

Ndaj duartrokitjet për të ishin të pashmangshme, ashtu si edhe polemikat për një gjest të lojtarit gjatë sfidës ndaj skuadrës së kategorisë së tretë. Pasi fitoi penalltinë me të cilën shënoi golin në dytë, futbollisti i shtrirë në tokë nisi të bënte pompa. Një gjest që është kritikuar në rrjetet sociale për faktin e thjeshtë se është interpretuar si tallje me një rival që ishte dukshëm në vështirësi përballë një superfuqie si Borusia Dortmund.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco