VIDEO/ Kali refuzonte të kalonte pengesat, trajnerja e godet me grusht dhe përjashtohet nga Olimpiada

VIDEO/ Kali refuzonte të kalonte pengesat, trajnerja e godet me grusht dhe përjashtohet nga Olimpiada

21:29, 07/08/2021

E pazakontë ajo se çfarë ka ndodhur dje në Lojërat Olimpikë, në garën e pentatlonit modern. Sportistja gjermane Annika Schleu është tërhequr nga gara që e shihte atë si pretendente kryesore për medalje të artë, duke kaluar nga vendi i parë në të fundit, ndërsa trajnerja e saj është ndëshkuar me karton të zi dhe përjashtuar nga Olimpiada pasi ka goditur me grusht një kalë gjatë garës.

Pentathlon është një sport që përbëhet nga pesë disiplina të veçanta - skermë, not, qitje, vrapim dhe gara e kapërcimit të pengesave me kuaj, ku gjermanja Schleu përjetoi zhgënjim të madh pasi performoi hipur mbi kalë.

Schleu ishte kampione në skermë dhe not, dhe me vullnetin e shortit për garën e kapërcimit të pengesave asaj i ra një kalë të quajtur Saint Boy (Sportistët nuk e njohin kalin që u caktohet vetëm 20 minuta para garës). Fatkeqësisht për të, kali edhe më parë ishte treguar i pabindur, gjë që e konfirmoi edhe në rastin e saj.

Ky i fundit thjesht refuzoi urdhrat dhe Schleu mbeti pa pikë, dhe kështu pa asnjë shans për një medalje. Olimpistja gjermane madje filloi të qajë gjatë shfaqjes për shkak të mosbindjes së kalit, por përkundër të gjitha përpjekjeve, ajo nuk mund të bënte asgjë.

Në një moment ndërhyri edhe trajnerja e saj, Kim Raisner. Kjo e fundit, u afrua te rrethimi dhe goditi me grusht kalin, i cili u tërbua edhe më shumë e hodhi në tokë më pas sportisten gjermane e cila u largua me zero pikë nga kjo provë mes lotëve, pasi i iku nga duart një medalje e artë që dukej e sigurt.

Pas garës erdhi edhe vendimi i përjashtimit me karton të zi të trajneres Raisner, e cila në momentet kur kali refuzonte, dëgjohej duke bërtitur që sportistja ta godiste më fort kafshën për ta bindur, gjë që është kundër rregullave e ka sjellë reagime të forta edhe nga shoqatat për mbrojtjen e kafshëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco