Lyon e nis keq kampionatin, vetëm barazim kundër ekipit modest

Lyon e nis keq kampionatin, vetëm barazim kundër ekipit modest

21:03, 07/08/2021

Vjen barazimi i dytë në javën e parë të Ligue 1 mes Lyonit dhe Brestit. 1-1 përfundoi një ditë më parë në premierën e kampionatit francez Monaco-Nantes, me të njëjtat shifra u mbyll këtë të shtunë edhe sfida e zhvilluar “Parc Olympique Lyonnais”, ku vendësit e nisëm sezonin me një gjysmë hapi fals.

Takimi u zhbllokua në fundin e pjesës së parë nga Cordona, me miqtë që shkuan në avantazh psikologjik në pushimin mes pjesëve. Gjithsesi, Slimani i Lyonit gjeti golin e barazimit në minutën e 62-të, duke shpëtuar skuadrën e drejtuar nga Peter Bosz nga një humbje e turpshme që në start.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco