Maurizio Sarri bëri prezantimin zyrtar në pankinën e Lazios dhe nisi menjëherë nga puna për të përgatitur skuadrën për sezonin e ri, megjithatë telashet ishin prezente që në fillim.
Kështu fantazisti Luis Alberto, që është njëkohësisht edhe një nga futbollistët më të spikatur të sezoneve të fundit te bardhekaltrit, nuk u paraqit në grumbullim dhe deri tani nuk ka dhënë arsye për këtë vendim të tij.
Vetë Sarri pranoi mungesën e spanjollit, megjithatë deklaroi se çështjet disiplinore u përkasin drejtuesve të klubit dhe se më parë duhet pritur se si do të justifikojë mungesën fantazisti Luis Alberto.
Ndërkohë një tjetër futbollist titullar i Lazios së sezonit të kaluar, argjentinasi Correa ka deklaruar se nuk dëshiron të vazhdojë më te bardhekaltrit.
Për Correan, Sarri tha se e sheh mjaft mirë në rolin e sulmuesit të djathtë, megjithatë mbetet për t’u parë a do të ndryshojë mendje argjentinasi dhe të rikthehet sërish në kryeqytet.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: