Shkëlqeu në Europian me Danimarkën, tre klube të mëdha angleze shfaqin interes për talentin 21 vjeçar

Shkëlqeu në Europian me Danimarkën, tre klube të mëdha angleze shfaqin interes për talentin 21 vjeçar

21:00, 09/07/2021

Futbollisti 21-vjeçar i Danimarkës Mikel Damsgard po kërkohet nga disa klube të mëdha angleze në Premier Ligë.

Image

Sipas mediave italiane, pas yllit të Sampdoria janë vënë Lidsi, Evertoni dhe Liverpuli. 21-vjeçari bëri paraqitje fenomenale në Kampionatin Europian duke realizuar dhe dy gola ku spikati ai ndaj Anglisë në gjysmëfinale me goditje dënimi.

Favor në këtë tratativë mund të ketë Totenhemit, pasi Fabio Paratiçi e njeh mjaft mirë terrenin në Itali dhe mund të dijë si të bindë drejtuesit xhenovezë, por këta të fundit kanë kushtet e tyre për mesfushorin që u transferua verën e kaluar nga danezët e Nordsjaeland.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco