FOTO/ Interi del nga tradita, heq vijat nga fanella

FOTO/ Interi del nga tradita, heq vijat nga fanella

19:22, 09/07/2021

Revolucion në fanellën e Interit për sezonin e ri. Ndonëse prezantimi zyrtar nuk ka ardhur ende, imazhet e para tregojnë një bluzë ku janë zhdukur vijat e zeza dhe të kaltra, të cilat janë zëvendësuar me një dizajn që krijon idenë e lëkurës së gjarprit.

Ngjyrat janë sërish të njëjta, me të kaltrën dhe të zezën që në distancë duket si blu e thellë, ndërsa pantallonat dhe çorapet do të jenë të zeza, me një shirit ngjyrë ari.

Prezantimi i fanellës zyrtare për sezonin e ri pritet të bëhet në ditët në vijim, pasi më parë duhet gjetur sponsori kryesor, që do të zëvendësojë Pirellin.

Deri tani favorite është kompania amerikane Socios.com, që ka ofruar 20 milionë euro në sezon, por kontrata nuk është firmosur ende.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco