Ish-portieri i njohur bën deklaratën e fortë: Messi dhe Argjentina duhet të mposhtin Brazilin, Neymarin, Var-in dhe arbitrin

Ish-portieri i njohur bën deklaratën e fortë: Messi dhe Argjentina duhet të mposhtin Brazilin, Neymarin, Var-in dhe arbitrin

19:21, 09/07/2021

Të dielën në Copa America zhvillohet finalja e madhe, ku janë përballë Argjentina dhe Brazili. Flet për sfidën që do të përballë Messin me Neymar dhe Jose Luis Chilavert, ish portieri historik i Paraguajit që pa e fshehur preferencën e tij për Argjentinën paralajmëron për një komplot nga ana e brazilianëve për të fituar me çdo kusht finalen.

“Skuadra e Messit dhe shokët e tij duhet të jenë të përgatitur për të mposhtur Brazilin, Neymarin, Var-in dhe arbitrin. Kjo pasi Corrupbol, është i tmerrshëm”.

Një akuzë e drejtpërdrejtë e Conmebol, Konfederatës së Kontinentit Amerikano Jugor se po përgatitet ti dorëzojë trofeun Selecaos ajo e Chilavert që foli edhe për Messin.

“Do të më pëlqente të shihja të shënonte 3 apo 4 gola, kjo edhe pasi në rast se do të ketë aksione të dyshimta, do të faviorizohen gjithmonë brazilianët. Messi dhe skuadra e tij duhet të luajnë me njëmijë përqind për të fituar”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco