Anglia fiton pjesën e parë përballë Ukrainës

Anglia fiton pjesën e parë përballë Ukrainës

21:53, 03/07/2021

Ka përfunduar pjesa e parë mes Anglisë dhe Ukrainës.

“Tre Luanët” po fitojnë me rezultatin 1-0 ndaj Ukrainës në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kampionatit Europian.

Anglia e nisi shumë mirë ndeshjen dhe realizoi gol të shpejtë në min e 4’ përmes Harry Kane pas asistimit të Raheem Sterling.

Në vazhdim anglezët vazhduan me dominim dhe patën disa goditje të rrezikshme por pa arritur të realizojnë ndonjë gol tjetër.

Ukraina nuk pati ndonjë rast që vlen të cekët pas 45 minutave të para, dhe mbetet të shihet a do të ketë reagim nga ta në pjesën e dytë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco