Mbyllet pjesa e parë/ Zvicra mposht kampionët e botës

Mbyllet pjesa e parë/ Zvicra mposht kampionët e botës

21:53, 28/06/2021

Ka përfunduar pjesa e parë mes Francës dhe Zvicrës.

Befasisht, Zvicra është në avantazh minimal ndaj Kampionit të Botës.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me dy skuadrat që kishin raste të mira, por vetëm Zvicra gjeti rrugën drejt golit.

Pas asistimit të Zuber, Seferovic realizoi me kokë (15′) duke i dhënë avantazhin zviceranëve.

Ndërkohë, nuk kishte ndonjë rast të artë që vlen të përmendet, ngase të dy Kombëtaret më shumë zhvilluan lojën në mesfushë në përpjekje të ndërtimit të aksioneve.

Kujtojmë, se fituesi i takimit do përballet me Spanjën në çerekfinale të “Euro 2020”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco