Spanja fiton me ‘dramë’ ndaj Kroacisë, ‘La Roja’ në çerekfinale!

Spanja fiton me ‘dramë’ ndaj Kroacisë, ‘La Roja’ në çerekfinale!

20:40, 28/06/2021

Spanja ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Europian.

Pas 120 minutash lojë, Iberikët triumfuan 5-3 në sfidën kundër Kroacisë që në minutat shtesë u dorëzua.

Spanja qysh nga minuta e parë ndërtoi disa aksione, që iu mungoi goditja finale, siç ishte rasti i Koke që dështoi të shënonte i vetëm përballë portierit.

Ndërkohë, Kroacia kaloi e para në avantazh, falë një gafe të bërë nga Unai Simon. Portieri i Spanjës realizon autogolin më qesharak të këtij Europiani pasi nuk kontrollon dot topin e kthyer nga shokët e skuadrës. Spanja barazoi gjithçka me anë të Pablo Sarabia, i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonën kundërshtare dhe më pas e ndali topin në rrjetë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin, 1 – 1.

Edhe 45-mintuëshi i dytë u dominua plotësisht nga Spanja. Fillimisht, Cesar Azpilicueta u asistua për mrekulli nga Torres dhe lehtësisht me kokë realizoi për të vendosur Spanjën në avantazh (57′).

Për golin e tretë mendoi Ferran Torres që pranoi një top të bukur dhe e konkretizoi në gol këtë kundërsulm të shpejtë (77′).

Pavarësisht dy golave, Kroacia nuk u dorëzua dhe arriti të shënonte dy herë për të dërguar lojën në shtesë.

Orsic ngushtoi avantazhin (85’), kurse Pasalic në minutat shtesë realizoi për rezultatin 3 – 3 (90+2).

Edhe në kohën shtesë, Spanja ishte më e mirë. Sulmuesi Alvaro Morata që realizoi supergol pas harkimit të Olmos (100’) për t’i dhënë prapë avantazhin “La Rojas”. Pas vetëm tre minutave, Oyarzabal shënoi për epilogun përfundimtar, Kroaci 3 – 5 Spanjë.

Spanja në çerekfinale do përballet me fituesin e takimit, Francë – Zvicër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco