Ekipi i SHBA-së në ‘Lojërat Olimpike’ do të vishet nga marka sportive e Kim Kardashian

Ekipi i SHBA-së në ‘Lojërat Olimpike’ do të vishet nga marka sportive e Kim Kardashian

19:49, 28/06/2021

Kim Kardashian njoftoi të hënën se marka e saj ‘Skims’ do të vishet nga lojtarët e “Team USA” për Olimpiadën 2021 të Tokios, si dhe për Paraolimpiadën.

"Kur mora thirrjen që ftonte Skims të bëhej pjesë e TeamUSA, u lumturova shumë"- u shpreh Kim.

Ndërsa kjo do të shënojë herën e parë që një markë emërohet si ofruesi zyrtar i veshjeve të ekipit, që nga viti 2008.

Kim rrëfeu se me “Lojërat Olimpike” ka një lidhje të veçantë,  pasi ka parë njerkun e saj Caitlyn Jenner duke garuar dhe kjo nuk është hera e parë që ajo do të përfshihet në diçka si kjo.

Lojtarët që do të vishen me markën e Kim do të përfshijnë byzylykë, pantallona të shkurta sportive, bluza dhe çorape.

Ajo gjithashtu ka zbuluar se tifozët mund të blejnë kostume të njëjta me sportistët.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco