Përfundon pjesa e parë/ Spanja po barazon ndaj Kroacisë

Përfundon pjesa e parë/ Spanja po barazon ndaj Kroacisë

18:52, 28/06/2021

Ka përfunduar pjesa e parë mes Kroacisë dhe Spanjës.

Dy Kombëtaret janë duke barazuar me rezultatin 1-1 në sfidën e vlefshme për javën e 1/8-ave në Kampionatin Europian.

Spanjollët ishin më të mirë në fushë që nga minuta e parë, me kroatët që provonin përmes kundërsulmeve. Spanja qysh nga minuta e parë ndërtoi disa aksione, që iu mungoi goditja finale, siç ishte rasti i Koke që dështoi të shënonte i vetëm përballë portierit.

Ndërkohë, Kroacia kaloi e para në avantazh, falë një gafe të bërë nga Unai Simon. Portieri i Spanjës realizon autogolin më qesharak të këtij Europiani pasi nuk kontrollon dot topin e kthyer nga shokët e skuadrës. Spanja barazoi gjithçka me anë të Pablo Sarabia, i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonën kundërshtare dhe më pas e ndali topin në rrjetë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin, 1 – 1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco