Barcelona e apelon për të dytën herë kartonin e kuq të Koemanit

Barcelona e apelon për të dytën herë kartonin e kuq të Koemanit

15:28, 05/05/2021

FC Barcelona ka njoftuar se do ta apelojnë sërish kartonin e kuq të trajnerit Ronald Koeman.

Koeman u ndëshkua me të kuq në humbjen ndaj Granadas, dhe mori si dënim dy ndeshje duke mos qenë në krye te Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Barcelona e apeloi menjëherë vendimin, derisa përgjigja ishte negative dhe që vendimi mbetet.

Duke marrë parasysh se të shtunën përballen me Atletico Madridin, Barcelona përmes një komunikate ka konfirmuar që do ta apelojnë sërish.

Pritet të shihet vendimi i Gjykatës së Sportit lidhur me teknikun holandez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco