Toni Kroos me paralajmërim ndaj Chelsea: 'Jemi gati'

Toni Kroos me paralajmërim ndaj Chelsea: 'Jemi gati'

20:57, 04/05/2021

Toni Kroos, mesfushori i Real Madridit, ka deklaruar se janë gati për ndeshjen e kthimit në Champions League me Chelsean.

Reali barazoi 1-1 në shtëpi me Chelsean, rezultat që i favorizon Blutë e Londrës nëse ndeshja kryhet me atë që starton të mërkurën, 0-0.

“Jemi shumë të motivuar, do të japim gjithçka dhe të shohim nëse do të jemi në gjendje të shkojmë në finale”, u shpreh Kroos.

“Kemi rikuperuar disa lojtarë që nuk i kishim në ndeshjen e parë, për fat të keq nuk e kemi Varanen. Sido që të jetë të gjithë këtu janë të gatshëm të luajnë dhe të luftojnë deri në fund”.

“Chelsea ekip i mirë fizikisht dhe mbrojtje? Edhe ne gjithashtu mbrohemi mirë, është e rëndësishme të eliminojmë një ekip të tillë. Duhet të krijojmë pak më shumë se ndeshjen e parë, jemi në gjendje ta bëjmë këtë”. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco