Talentin e Barçës e ndjek fati i keq, do të operohet sërish

Talentin e Barçës e ndjek fati i keq, do të operohet sërish

13:48, 04/05/2021

I dëmtuar që nga nëntori i kaluar (këputja e meniskut të majtë), Ansu Fati nuk po ia del të shërohet. 18-vjeçari ka ende dhimbje dhe vazhdon me operacionet. Pas operacionit të parë në nëntor, talenti i Barçës iu nënshtrua një tjetër operacioni në janar. E kur dukej se do të kthehej në fushat e lojës, Ansu Fati do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni këtë të enjte.

Kjo është ajo që raporton “Mundo Deportivo” këtë të martë. Media katalanase shpjegon se 18-vjeçari do të kalojë në duart e mjekëve Antonio Maestro (mjek i ekipit portugez) dhe Bertrand Sonnery-Cottet (kirurg ortoped në Lyon). Qëllimi është që lojtari të kthehet pas dy muajsh dhe të jetë i  gatshëm për përgatitjet e verës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco