Katastrofa në Indi, ndalet edhe Premier League e Kriketit

Katastrofa në Indi, ndalet edhe Premier League e Kriketit

12:53, 04/05/2021

Premier League Indiane është shtyrë me efekt të menjëhershëm. Gara vazhdonte në sfondin e një emergjence të shëndetit publik për shkak të një rritje të madhe të koronavirusit, por me raporte të shumta nga ekipi për raste pozitive infektimi, Bordi i Kontrollit për Cricket në këshillin drejtues të Indisë unanimisht votoi për pezullimin e saj.

"Këshilli Drejtues Indian Premier League  dhe Bordi i Kontrollit për Kriketin në Indi  në një takim emergjent ka vendosur unanimisht për të shtyrë sezonin IPL 2021, me efekt të menjëhershëm", lexohet një deklaratë në faqen zyrtare të internetit të IPL.

“Këshilli nuk dëshiron të bëjë kompromis për sigurinë e lojtarëve, stafin mbështetës dhe pjesëmarrësit e tjerë të përfshirë në organizimin e saj. Ky vendim u mor duke mbajtur parasysh sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e të gjithëve.

Këto janë periudha të vështira, veçanërisht në Indi dhe ndërsa ne jemi përpjekur të sjellim një farë pozitiviteti dhe gëzimi, megjithatë, është e domosdoshme që turneu tani të pezullohet dhe të gjithë të kthehen te familjet dhe të dashurit e tyre në këto kohë provash. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco