Zyrtare/ Fonseca largohet nga Roma në fund të sezonit,  ja kush pritet të jetë trajneri i ri i Kumbullës

Zyrtare/ Fonseca largohet nga Roma në fund të sezonit, ja kush pritet të jetë trajneri i ri i Kumbullës

12:43, 04/05/2021

Ishte përfolur prej disa ditësh, por tani është zyrtare: Paulo Fonseca do të largohet nga Roma në fund të sezonit.

Klubi e njoftoi atë përmes një postimi në faqen zyrtare. Tekniku portugez, i cili u bashkua me Romën në 2019, nuk arriti objektivat e vendosura në fillim të sezonit pasi klubi është në vendin e shtatë, 9 pikë prapa të gjashtit.

“Paulo e drejtoi ekipin përmes disa sfidave, përfshirë pandeminë Covid dhe një ndryshim të pronësisë, dhe e bëri këtë me bujari, drejtësi dhe forcë të madhe të karakterit. Ne i urojmë më të mirën në sfidat e ardhshme dhe jemi të bindur se ai do të jetë një aset fantastik kudo që të shkojë, " lexohet në deklaratë.

“Timonieri” i ri i skuadrës verdhekuqe pritet të jetë ish-trajneri i Napolit, Juventusit dhe Chelsea-t, Maurizio Sarri i cili sipas mediave italiane është bërë fakt i kryer për të qenë në krye të pankinës së Romës nga sezoni pasardhës, i cili thuhet se do të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco