Hendbollistja Njoma Zogaj nga Aalborg pritet ti bashkohet kombatëres  tonë

Hendbollistja Njoma Zogaj nga Aalborg pritet ti bashkohet kombatëres tonë

11:11, 04/05/2021

Njoma Zogaj ishte pranë që me skuadrën e saj, EH Aalborg të siguroj promovimin në elitën e Danimarkës, ku edicionin e ardhshëm do të luajnë Leonora Demaj dhe motrat Marigona e Arlinda Hajdari.

Aalborgu dështoi në barazh, por e rëndësishme për ne është që Njoma është kthyer dhe ka pasur hapësirë të madhe në ndeshjet e fundit. 

Ajo kishte pësuar lëndim serioz vjeshtën e kaluar, kurse në ndeshjet e fundit është kthyer në formë.

Njoma është e motivuar për grumbullim me Kosovën në fund të muajit. Do të jetë prej prurjeve të reja dhe cilësore në Kombëtaren tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco