Kush do të kualifikohet në finalen e madhe

Kush do të kualifikohet në finalen e madhe

10:40, 04/05/2021

Të martën zhvillohen ndeshjet e pesta në Play-off të FIVE STAR Superligës së Kosovës në basketboll, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në finalen e madhe.

Takimet mes Ponte Prizrenit dhe Pejës dhuruan emocione të mëdha, me basketboll të bukur e aksione atraktive, kurse të martën adrenalina do të rritet në maksimum në sfidën vendimtare mes këtyre dy skuadrave. Pejanët kishin fituar takimin e parë 92:100, kurse më pas prizrenasit fituan 112:111, në një përballje dramatike, derisa sfida e tretë përfundoi me fitoren e verdhezinjve 108:85, ndërsa e fundit 62:88 në të mirë të prizrenasve.

Rahoveci-Golden Eagle Ylli po pritet me interesim të madh. Derbi regjional ka qenë shumë interesant në vitet e fundit, kurse përballja e pestë do të vendosë se kush shkon në finale. Më vend për gabime nuk ka dhe kush gabon eliminohet. 
Takimin e parë e fituan rahovecasit 69:66, derisa të dytin therandasit 62:70, e po ashtu edhe takimin e tretë 77:68, kurse përballjen e fundit e fituan Vreshtarët 66:69. 

Orari
E martë 
17:00 Ponte Prizreni - Peja 
20:15 Rahoveci - Golden Eagle Ylli

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco