Muriqi kërkoi largimin, Lazio vendos për të ardhmen e sulmuesit

Muriqi kërkoi largimin, Lazio vendos për të ardhmen e sulmuesit

22:23, 03/05/2021

Ditën e sotme u hapën lajme se Vedat Muriqi kishte kërkuar të largohej nga skuadra e Lacios pasi nuk po arrinte të përshtatej dot në Itali.

Gjithashtu u përfol për një telefonate të Muriqit me drejtorin teknik të Fenerbaçes, Emre Benezoglu teksa shtatlarti kosovar kërkonte rikthimin në Turqi.

Por mediat italiane afër skuadrës së Lacios kanë shkruar në lidhje me pretendimet e Muriqit për t’u larguar, duke u shprehur se Lacio beson ende te Muriqi veçanërisht drejtori teknik Igli Tare dhe trajneri Simone Inzagi.

Situata duket mjaft e komplikuar në këtë moment teksa pritet një verë e nxehte për të ardhmen e Vedat Muriqit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco