'Kampion, kampion', ja thirrjet e lojtarëve të Barcelonës në shtëpinë e Messit

'Kampion, kampion', ja thirrjet e lojtarëve të Barcelonës në shtëpinë e Messit

21:11, 03/05/2021

Lionel Messi ka shtruar drekë në shtëpinë e tij për gjithë ekipin e Barcelonës, raporton gazeta spanjolle, Sport.

Kjo ndodhi për ta festuar fitoren e mbrëmshme ndaj Valencias dhe për t’u përgatitur për pjesën e fundit të kampionatit, teksa në fundjavë e presin Atletico Madridin.

Mediat që po qëndrojnë afër shtëpisë së Argjentinasit kanë kapur momentin kur janë dëgjuar thirrje “Kampion, Kampion”.

Skuadra katalonase është më e bashkuar se kurrë dhe po kërkon ta fitojë titullin e La Ligas, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund.

Barcelona duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet dhe të shpresojë në gabimin e Real Madridit për t’u shpallur kampion i La Ligas. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco