Partizani rimerr kreun, fiton me vështirësi ndaj Apolonisë

Partizani rimerr kreun, fiton me vështirësi ndaj Apolonisë

20:00, 03/05/2021

Partizani ka mposhtur me shumë vështirësi Apoloninë në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superligë.

Golin e vetëm për “Demat” e realizoi Jasir Asani në minutën e 76’, i cili pas disa tentativave gjatë ndeshjes, ia doli më në fund të gjejë rrugën e rrjetës.

Partizani ishte dominues gjatë gjithë ndeshjes, por përballë hasën një Romeo Hraizaj në superformë, i cili me ndërhyrjet e tij vendimtare, i mohoi golin të kuqve.

Pas kësaj fitore, Partizani kryeson Superligën me 57 pikë, 1 më shumë se Teuta e vendit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco