Josa i zhgënjyer me lojtarët: Nuk e kam menduar mbijetesën!

Josa i zhgënjyer me lojtarët: Nuk e kam menduar mbijetesën!

18:13, 03/05/2021

Mirel Josa është shfaqur i zhgënjyer me skuadrën e tij, pas humbjes së Kukësit ndaj Laçit.

Pas ndeshjes, për mikrofonat e “Supersport”, Josa u shpreh se nuk e ka menduar mbijetesën, por shprehet se skuadra e tij ka probleme të mëdha në mbrojtje.

“Ne e dhuruam sot ndeshjen ekipit të Laçit, që në momentin e penalltisë që pësuam gol. Dolëm në pozicione shënimi por nuk ia dolëm të shënonim. Nuk është problemi te disniveli me mbrojtjen dhe sulmin. Nuk po gjejmë stabilitetin në mbrojtjen. Kemi kohë që punojmë në këtë drejtim. Lojtarët nuk duhet të luajnë vetëm në zonë, por të luajnë edhe për të markuar. Lojtarët duhet të jenë më afër dhe më të përgjegjshëm.

Mbijetesa kërcënim? Unë nuk e kam menduar asnjëherë këtë . Kam menduar që të grrumbullojmë pikët, diçka që nuk po ndodh. Mendonin sikur të mos kishim fituar me Krujën dhe të mos barazonim me Tiranën, çfarë mund të ndodhte?!

Ne nuk kishim presion nga Laçi në fushën tonë. U zhvillua një futboll i mirë, sepse lojtarët kishin lirshmëri. Ne ishim në pozicione shënimi, duhet të jemi më të përgjegjshëm aty. Kemi sulmues dhe anësorë, të cilët nuk janë pa eksperiencë.

Me pretendimet qe ka skuadra, golat e pësuar janë të papranueshme. Problemi më i madh është mënyra se si pësohen këta gola”, tha Josa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco