VIDEO/ Laçi mban ritmin me kryesuesit, mposht Kukësin

VIDEO/ Laçi mban ritmin me kryesuesit, mposht Kukësin

17:30, 03/05/2021

Laçi ka fituar ndaj Kukësit.

Kurbinasit mposhtën 2-0 Kukësin në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Kategorinë Superiore.

Heroi i skuadrës së Duros padyshim ishte Regi Lushkja, i cili realizoi dopietë golash, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Pjesa e dytë foli më shumë për Kukësin, që dominoi, por tranversa dhe portieri Sherri i mohuan golin skuadrës së Josës, që del me kokën poshtë nga kjo ndeshje.

Kurbinasit marrin kështu një fitore shumë të rëndësishme, e cila i ngjit në vendin e tretë me 53 pikë, po aq sa Vllaznia që në mbrëmje luan me Teutën kryesuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco